KF Hajvalia është duke u përballur me disa probleme rreth rrugës për titullin e radhës në kategorinë e femrave.
Titulli sivjet do ti siguronte Hajvalisë paraqitjen në arenën ndërkombëtare të futbollit për femra.
Si duket kjo është duke i penguar dikujt, edhe brenda Federatës së Futbollit së Kosovës.
Skenarë të ndryshme janë duke u përgatitur që të pengohet përsëritja e suksesit të klubit të Hajvalisë.
Ky skenar si duket ka filluar të realizohet qysh më moti, duke vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.
Edhe pse ishin bëri gati për lojë, futbollistet e klubit drenicakë, ato në momentet e fundit pranuan një urdhër, për të mos udhëtuar fare për ta zhvilluar ndeshjen me KF Hajvalinë, në Prishtinë.
Kjo është hera e dytë, që klubi i Drenicës nuk shfaqet fare në takime dhe ende nuk është marr asnjë masë nga Federata e Futbollit të Kosovës.
FFK bëhet sikur nuk është në dijeni për moszhvillim të ndeshjes
Anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit së Kosovës, Vjollca Krasniqi, nuk është në dijeni fare për mos udhëtimin e klubit futbollistik, KF Drenica të femrave, për ta zhvilluar takimin me KF Hajvalia.
Sipas burimeve të Arbresh.info Sport, ndeshja nuk është zhvilluar fare edhe pse ishte në orar për t’u zhvilluar sot, me fillim të orës 14:00.
Më, pas redaksia e Arbresh.info Sport ka kontaktuar me Vjollca Krasniqi, e cila nuk është në dijeni fare për këtë ndeshje.
E pyetur se a është në dijeni për mos udhëtimin e KF Drenicës, ajo përgjigjet duke thënë se ende raporti nuk është dërguar, edhe pse ndeshja fare nuk është zhvilluar.
“Okej e presim raportin e delegatit të ndeshjes dhe veprimet e mëtutjeshme i marrim në vazhdimësi, dhe unë sot nuk mundem me të dhanë asnjë përgjigje, çka, qysh tek”, u përgjigj zyrtarja e FFK-së, Vjollca Krasniqi.
Redaksia e Arbresh.info Sport, po ashtu e ka pyetur se a mund të përjashtohet klubi i Drenicës nga garat, pasi kjo është hera e dytë që klubi drenicakë nuk udhëtonte në ndeshjet e organizuara nga Federata e Futbollit të Kosovës.
“Gjitha proceduarat do ti shohim pas këtij momenti, në ditët në vijim, prej nesër e tutje”, përfundoi anëtarja e Komitetit Ekzekutiv.
KF Drenica renditet në pozitën e fundit të tabelës, me asnjë pikë të fituar nga 14 ndeshje të zhvilluara deri më tani.
Hajvalia pritet ta dërgoj rastin në instancat më të larta të FIFA-së
Është hera e dytë, që Drenica nuk luan kundër neve, me qëllime të caktuara, për aryse që rezultati të vendoset në tavolinë, prej 3 – 0, dhe që KF Hajvalia mos të shënojë më shuëm gola ndaj skuadrës së tyre.
Për shkak se në fund të kampionatit, në rast se KF Hajvalia dhe KF Mitrovica kanë pikët e barabartë, atëherë titulli do të ishte vendosur në bazë të golaverazhit dhe ndeshjeve direkte.
Ne ishim të përgatitur për ta zhvilluar këtë takim, dhe më mirë do të kishte qenë, që të mos bënim fare shpenzime.
Në takimin e fundit me FFK, është marr vendim që një ekip nuk i zhvilluan dy ndeshje gjatë kampionatit, atëherë ai ekip do të përjashtohet nga gara.
Në rast se ata nuk tërhiqen, atëherë ne do të tërhiqemi, ose duhet që kjo ndeshje të zhvillohet, ose të përjashtohet Drenica nga garat.
Nëse FFK, nuk reagon atëherë do të reagojmë në instancat përkatëse të FIFA-së me një shkresë, për ecurinë e kampionatit dhe kësaj histori.
KF Drenica bojkotoi kampionatin zyrtar të FFK-së, për të marr pjesë në turneu “Ilir Lushtaku”
Zyrtari i lartë i klubit KF Drenica, për femra, Granit Koci, i kontaktuar nga Arbresh.info Sport, për mos udhëtimin e klubit drenicakë në Prishtinë, deklaroi se kanë qenë në një turne.
Ai deklaroi se “janë të zënë me një turneu të dëshmorit Ilir Lushtaku dhe duhet të marr leje nga drejtorët, për prononcim”
Arbresh.info Sport, po ashtu ka tentuar të kontaktojë edhe me FFK, por qasja ka qenë e pa mundur.
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë