Më humbjen 2-0 në Beer Sheva ndaj Izraelit, Shqipëria i ka minimizuar shanset për ta mbyllur Grupin 1 të Ligës C në vendin e parë.
Gjithsesi, ekziston një mundësi matematike, me një përqindje shumë të ulët që të ndodhë, që kuqezinjtë të lënë pas në renditje si Izraelin ashtu edhe Skocinë.
Dhe në bazë të këtij skenari, të trija skuadrat duhet ta mbyllin grupin me pikë të barabarta, nga 6. Në këtë rast do të hynte në punë golaverazhi.
Shqipëria duhet patjetër të fitojë me diferencë të thellë golash me Skocinë, 4 -0, dhe Skocia të triumfojë 1-0 ndaj Izraelit, që formacioni i Panuccit të kualifikohet për më tej.
Në këtë rast, golaverazhi i Shqipërisë do të ishte pozitiv, 5/4, i Izraelit 4/3 dhe i Skocisë 4/6.
Kriteri që do të favorizonte Shqipërinë ndaj Izraelit do të ishte numri i përgjithshëm i golave të shënuar (pikët do të ishin të barabarta me Izraelin, 6, diferenca e golave e njëjtë, +1).
Çdo fitore e Skocisë me diferencë 4 a më shumë gola ndaj Izraelit, do ta bënte të pavlefshëm suksesin hipotetik 4-0 te kuqezinjve ndaj Skocisë. Në kë rast do të kualifikoheshin skocezët.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...