Një grup i tifozëve të Liverpoolit janë sulmuar në Kiev të enjten.
Siç raporton ‘The Mirror’, që ka publikuar disa pamje ekskluzive të këtij incidenti, tifozët e “Redsave” janë sulmuar në një restauruan nga disa banditë të maskuar, transmeton portali arbresh.info.Thuhet se 20 huliganë ishin të përfshirë në një sulm që ndodhi rreth orës 8 – 9 të mbrëmjes afër stadiumit NSC Olimpiyskiy, ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve të shtunën.
Njëri tifoz i Liverpoolit kishte përfunduar i gjakosur, ndërsa tjetri i ka thënë ‘The Mirror’: “Ne ishim duke ngrënë darkë, plotësisht të fokusuar në punën tonë. Nuk kam ardhur këtu për këtë. Kam ardhur për të shikuar futboll”.
“Ne ishim këtu që katër orë dhe më pas u sulmuam. Ata erdhën tek ne si një grumbull qenesh. Nuk ndaleshin. Ishte e tmerrshme”
Karrige dhe tavolina janë parë duke u hedhur mbi tifozët, shumica e të cilëve sapo kishin arritur në Ukrainë./arbresh.info/
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...