Skandaloze, klubi francez PSG e bën Kosovën pjesë të Serbisë

20:37 | 31 Gusht 2018
Arbresh.info

Skuadra e njohur franceze Paris Saint-Germain ka bërë një gabim skandaloz.

Bëhet fjalë për hartën e Grupit C të Ligës së Kampionëve për stinorin 2018-19, shkruan portali arbresh.info.

Kjo skuadër në këtë hartë e ka bërë Kosovën pjesë të Serbisë.

Në foton e shpërndarë nga PSG shihet ekipi Cervena Zvezda nga Beogradi e shteti i Kosovës ngjitur për të.

Për këtë çështje, ani pse ka 24 orë që nga ndodhur nuk ka pasur reagim zyrtar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Kujtojmë se Kosova është anëtare me të drejta të plota në UEFA që nga viti 2016./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme