Një numër i madh tifozësh dyshojnë se shorti në UEFA Ligë të Kampionëve ishte i kurdisur pasi Roma reklamoi tiketat para se Liverpooli të prezantohej si kundërshtar i tyre.
Skuadra italiane i ofroi mbrëmjen e kaluar tifozëve shansin për të blerë biletat për ndeshjen në shtëpi kundër skuadrës së trajnerit Jurgen Klopp, transmeton portali arbresh.info. Gabimi në uebfaqe u fshi menjëherë, por jo aq shpejtë pa u bërë një foto që zbuloi gjithashtu se ndeshja do të zhvillohet më 2 maj.
Sot (e premte) në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti dhe “Redsat” do të përballen në të vërtetë me Roman në Stadio Olimpico më 1 maj,
Teoritë konspirative tashmë kanë filluar në rrjete sociale ku tifozët frikësohen për kurdisje.
https://twitter.com/PrestwichBlue/status/984752873606131712
https://twitter.com/lewissimpsonn_/status/984752561902292992
Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madridi do të luaj kundër gjigantit gjerman Bayern Munichut në gjysmëfinalen tjetër.
Vitin e kaluar, gazeta spanjolle ‘AS’ kishte sugjeruar që UEFA ka shfrytëzuar topa të nxehtë për t’iu shmangur finales me rivalë spanjoll.
Pyetje të tilla ishin shtruar edhe ndaj legjendës braziliane Roberto Carlos që është parë duke kapur një top, duke e mbajtur atë për disa sekonda dhe më pas duke e lëshuar për të kapur një tjetër./arbresh.info/
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe