Organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios e kanë shkarkuar drejtorin e ceremonisë së hapjes në prag të ngjarjes pas lajmeve për një shaka që ai kishte bërë në lidhje me Holokaustin. Sipas mediave të Tokios as ish-kryeministri Shinzo Abe nuk do të marrë pjesë.
Një gjë tjetër e sikletshme për organizatorët e Tokios vjen vetëm disa ditë kur një muzikant i njohur u detyrua të hiqte dorë si kompozitor në ceremoni pasi që dolën raportet e vjetra për ngacmim dhe sjellje abuzive, shkruan Reuters.
Në fillim të këtij viti, kreu i komitetit organizues Tokyo 2020 dha dorëheqjen pasi bëri vërejtje seksiste dhe gjithashtu drejtori i Lojërave Olimpike të Tokios e pasoi me dorëheqje pas komenteve nënçmuese për një femër japoneze.
Organizatorët e Lojërave të Tokios e pushuan të enjten Kentaro Kobayashi për një shaka që ai bëri me Holokaustin si pjesë e një akti komedian në vitet 1990 që u rishfaq kohët e fundit në mediet vendase.
Më herët, Simon Wiesenthal Center, një organizatë ndërkombëtare hebreje për të drejtat e njeriut, lëshoi një deklaratë dhe thanë se shoqata e Kobayashi me Lojërat Olimpike “fyen kujtesën” e 6 milion hebrenjve që u vranë në Holokaust.
Kryeministri japonez Yoshihide Suga tha se komentet nga drejtori i shfaqjes janë të papranueshme, por ceremonia e hapjes duhet të vazhdonte siç ishte planifikuar.
Kobayashi nëpërmjet një deklarate kërkoi falje për komentet që i kishte bërë./KK/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?