Edhe një skandal po raportohet në shtëpinë më të madhe evropiane të futbollit ka ndodhur gjatë zgjedhjeve presidenciale në Romë, Itali.
Mediat ukrainase sot gjerësisht kanë shkruar në lidhje me skandalin e UEFA-s, i cili shpërtheu gjatë rizgjedhjes së Aleksander Ceferinit për president të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA).
Në fakt, siç raportohet, në qendër të skandalit ishte kryetari i Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andriy Pavelko, i cili u zgjodh në Bordin e UEFA-s.
Sipas mediave ukrainase dhe ruse, u zbulua se dy fletët e votimit në zgjedhjen e Bordit të Komitetit Ekzekutiv që në total ishin 55-të, u “kompromentuan” në mënyrë që Pavelko të arrinte 27 votat e nevojshme për zgjedhje.
Por, Pavlenko nuk është hera e parë që dyshohet për mashtrime pasi që në ditën e votimit për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, ai u shpalli fajtor për 12 vepra të ndryshme në Ukrainë gjersa kundër tij janë ngritur edhe zyrtarisht akuza penale.
Ai u dënua për 12 raste të ndryshme të konfliktit të interesit në vitin 2017 dhe 2018, gjatë së cilës periudhë u argumentua se ka keqpërdorur 20 milionë euro gjatë ndërtimit të fushave të reja të futbollit dhe kishte pranuar ryshfete.
Ndryshe, pjesë e këtij organi qeverisës të UEFA-s për herë të parë është bërë edhe Armand Duka, presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë.
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...