E paprecedentë, katër lojtarëve të Kukësit u refuzohet viza për të udhëtuar sot në mbrëmje me ekipin drejt Gjeorgjisë.
Siç raporton “Panorama Sport” se portieri kosovar, Faton Maloku, shqiptarëve nga Maqedonia, Valon Ethemi dhe Edis Maliqi, si dhe sulmuesit nga Mozambiku Arturo Rexhinaldo, nuk u është dhënë vizë.
Edhe pse i gjithë dokumentacioni ka qenë në rregull, ambasada e Gjeorgjisë ka refuzuar vizat për katër lojtarë. Klubi i Kukësit ka njoftuar menjëherë UEFA-n, duke kërkuar anulimin e ndeshjes.
Në orët e ardhshme pritet që qeveria e futbollit të ndërhyjë, në të kundërt do të ketë sanksione ndaj klubit organizator, në rastin konkret Torpedo Kutaisit.
Nuk është hera e parë që Kukësi has të tilla probleme, pasi edhe në transfertën e fundit në Champions League ndaj Qarabag, portieri Maloku mbeti në Shqipëri, me arsyetimin absurd të palës azerbajxhanas se ky shtet nuk e njeh Kosovën.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...