Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me trofe trajnerin kosovar

11:00 | 24 Nëntor 2024
E.G

Një skandal i madh dyshohet të ketë ndodhur më 13 nëntor në një ndeshje të kickboksit-it në Cetinje të Mali të Zi.

Siç raporton Radio Televizioni i Malit të Zi (RTCG), referi Fegja Trbonja e ka goditur me trofe në fytyrë trajnerin e kickboksierit nga Kosova, Art Mehmeti.

“Skandal në ngjarjen e kikboksit në Cetinjë, referi godet trajnerin me trofe në fytyrë”, ishte titulli i artikullit të publikuar.

Në pamjet e publikuara nga ky medium, shihet se si trajneri i 16-vjeçari proteston pasi u shpall fitues kikboksieri nga Mali i Zi, Luka Heber, transmeton Klankosova.tv

Ai futet në ring dhe shpreh pakënaqësinë duke bërë me gjeste në drejtim të trajnerit të kikboksierit nga Mali i Zi.

Më pas referi në ring Trbonja ndërhyri duke i thënë trajnerit nga Kosova të largohej.

Por Trbonja e eskaloi situatën, duke e goditur trajnerin nga Kosova me trofe në fytyrë.

Më pas kishte ndërhyrë edhe sigurimi, i cili e përcolli dyshen kosovare, trajnerin dhe kikboksierin e tij.

Aty pati edhe fyerje nga ana e publikut

Të ngjashme