Ish-drejtuesit e FIFA morën ryshfet në këmbim të votimit për Rusinë dhe Katarin për të pritur Kupën e Botës, sipas prokurorëve amerikanë.
Në atë që mund të jetë një kthesë shumë domethënëse në hetimin e gjatë të FBI-së mbi akuzat e korrupsionit në futboll, një aktakuzë e re u zbulua të hënën në Gjykatën e Qarkut të SHBA.
Dokumentet pretendojnë se disa ish-anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s “u janë ofruar ose marrë ryshfete në lidhje me votat e tyre”, përcjell lajmi.net.
Departamenti i Drejtësisë bën akuza kundër Nicolas Leoz, ish-presidenti i organit qeverisës të Amerikës së Jugut Conmebol, dhe ish-i pari i federatës së Brazilit Ricardo Teixeira.
Të dy akuzohen se kanë marrë para “në këmbim të votave të tyre në favor të Katarit për të pritur Kupën e Botës 2022”.
Ish-nënkryetari i FIFA, Jack Warner i Trinidad dhe Tobago u pohua gjithashtu se u pagua pothuajse 5 milionë euro për t’i dhënë votën Rusisë për Kupën e Botës 2018.
Rusia mundi Anglinë për të fituar të drejtën për të pritur Kupën e Botës në 2018. Warner ishte presidenti i Konfederatës së Amerikës së Veriut dhe Qendrore dhe Karaibeve.
Një tjetër ish-anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s – shefi i futbollit në Guatemala, Rafael Salguero – dyshohet se i ishte premtuar ryshfet për të votuar për Rusinë.
FBI po punon për të vërtetuar këto akuza, derisa organi më i lartë i futbollit botëror pritet të marrë goditje të rëndë.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit