Menaxheri i yllit brazilian, Kia Joorabchian konfirmon se në adresë të klientit të tij s’ka trokitur ende asnjë klub
Philippe Coutinho nuk e ka marrë ende ndonjë ofertë zyrtare.
Menaxheri i futbollistit, Kia Joorabchian thotë se nuk ka biseduar deri tash me asnjë klub për klientin e tij.
Kohëve të fundit spekulohej se interesim për përfaqësuesin brazilian kishte shfaqur Chelsea.
Por, për momentin këto mbeten vetëm thashetheme.
“Ne nuk kemi biseduar me askënd dhe nuk ka asnjë marrëveshje”, ka thënë menaxheri i Coutinhos për “talkSPORT”, përcjell “Gazeta Express”.
27 vjeçari është duke e kaluar këtë sezon në formë huazimi në Bayern Munich, ndërsa gjatë verës pritet të rikthehet në Barcelonë.
Coutinho me gjasë nuk do të mund ta ndihmojë gjigantin bavarez në pjesën e fundit të sezonit.
“Ai ishte i lënduar. Philippe është operuar para dy javësh në nyjën e këmbës dhe i nevojiten gjashtë javë për t’u shëruar. Kjo fatkeqësisht nënkupton se ai me gjasë do ta humbë pjesën e mbetur të sezonit”, përfundoi Joorabchian.
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...