Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në futboll
Llapi-Drenica dhe Ulpiana-Dukagjini ishin duelet e ditës së sotme, të vlefshme për xhiron e gjashtë.
Të dyja këto ndeshje përfunduan pa fitues.
Llapi barazoi 1:1 me Drenicën, duke bërë që të mos arrijë ende fitore në edicionin e ri të Superligës edhe pas gjashtë ndeshjeve dhe vendoset në pozitën e fundit me tri pikë.
Reklamë
Në anën tjetër, Drenica shkoi në kuotën e 11 pikëve në vendin e tretë përkohësisht.
Ndeshja tjetër mes Ulpianës dhe Dukagjinit përfundoi pa fitues dhe pa gola. Kështu, Ulpiana grumbullon pesë pikë në vendin e tetë, kurse Dukagjini ka tri pikë në vendin e nëntë. /Gazeta Express/
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...