S`ka fitues në derbin e Madridit

23:34 | 29 Shtator 2024
E.H

Ndeshja kryesore e javës së gjashtë në La Liga mes Atletico Madrid dhe Real Madrid ka përfunduar me barazim 1-1, në një takim të tensionuar dhe me incidente.

Ndeshja është zhvilluar në “Metropolitano”, ku përpjekjet e skuadrave nuk kanë arritur të shënojnë gjatë pjesës së parë.

Në minutën e gjashtëdhjetë e katërt, Militao i ka dhënë epërsinë Real Madridit me një goditje të saktë, duke ngritur pritshmëritë e skuadrës së drejtuar nga Carlo Ancelotti për një fitore të mundshme.

Megjithatë, vetëm tre minuta pas golit, ndeshja është ndërprerë për më shumë se dhjetë minuta, pasi tifozët vendas kanë gjuajtur mjete të forta në fushë, duke sjellë tension në stadium.

Atletico Madrid ia ka dalë të barazojë në minutat shtesë të ndeshjes. Në minutën e nëntëdhjetë e gjashtë, Correa ka shënuar golin e barazimit, duke shpëtuar një pikë për skuadrën e Diego Simeone.

Pas kësaj ndeshje, Real Madrid qëndron në vendin e dytë në renditje, ndërsa Barcelona kryeson tabelën. Atletico Madrid pozicionohet në vendin e tretë./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme