Frika nga koronavirusi nuk do të pengojë ngritjen e pishtarit të lojërave Olimpike, por do të zvogëloj përmasat e evenimentit.
Kështu është shprehur Drejtori i Përgjithshëm i komitetit organizator, Toshiro Muto, i cili ndër të tjera thekson se: “Nuk ka plane për të anuluar ngritjen e flakës Olimpike, pishtarin ikonik i së cilës do të përshkoi gjithë Japoninë për të arritur më pas në destinacionin përfundimtar të saj që është Tokio ku dhe do të zhvillohen Lojrat 2020”.
Stafeta për mbajtjen e pishtarit do të fillojë më 26 Mars ashtu sikurse ishte planifikuar.
Toshiro Muto, tha që komiteti ishte duke marrë masa për zhvillimin e evenimentit sportiv pa rritur rrezikun e infektimit të pjesmarrësve me koronavirus dhe se po merrej parasysh zvogëlimi i ngjarjeve dhe numrit të spektatorëve gjatë ngritjes së flakës.
Komiteti organizativ zhvilloi një provë për ngritjen e flakës më 20 shkurt, ndërkaq përgatitjet për Lojërat Olimpike po vazhdojnë ashtu siç ishte planifikuar.
Muzeu Olimpik i Japonisë, i cili është ndërtuar pranë Stadiumit Olimpik në Tokio, është mbyllur deri më 16 mars në pritje të udhëzimeve të reja nga qeveria për të parandaluar përhapjen e virusit.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...