Dhoma e zhveshjes te Barcelona ka pasur një “situatë të tensionuar” pas fitores ndaj Slavia Pragues në Ligë të Kampionëve këtë javë.
“Blaugranët” siguruan një fitore aspak bindëse me rezultat 2 me 1 ndaj skuadrës çeke mbrëmjen e së mërkurës ku një autogol i dha fitoren skuadrës së Ernesto Valverdes, transmeton portali arbresh.info.
Kampioni spanjoll është në krye të grupit të tyre në Ligë të Kampionëve me shtatë pikë të siguruara nga tri ndeshjet e para, por performancat e tyre nuk kanë qenë bindëse.
Tani, një raport Marca pretendon se bisedimet mes lojtarëve pas ndeshjes ishin të tensionuara dhe shumica prej tyre theksuan se ata nuk mund të fitojnë këtë kompeticion duke luajtur në këtë standard.
Raporti citon gjithashtu portierin Marc-Andre Ter Stegen duke thënë pas ndeshjes:
“Mendoj se ne kemi nevojë të flasim për disa gjëra”
“Nuk do ta them këtu sepse është një gjë e brendshme. Nuk është punë e imja, do të doja të flisja me lojtarët që ishin në fushë së pari”
Barcelona nuk është shfaqur në një finale të Ligës së Kampionëve që nga triumfi i tyre në vitin 2015 ndaj Juventusit./arbresh.info/
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...