Pas njëzet ditësh mungesë dhe heshtje, Josip Ilicic ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale.
Sulmuesi i Atalanta me një postim në Instagram falënderoi shokët e tij të skuadrës, të cilët dje i kushtuan një tribut të veçantë atij në një moment delikat dhe të vështirë: një fanellë me numrin 72 në foton e grupit, pas ndeshjes kundër Interit.
“E shkëlqyeshme”, ishte komenti i sllovenit, prania e të cilit në Lisbonë në Ligën e Kampionëve mbetet në dyshim të fortë – aty ku klubi i tij takohet me PSG-në në raundin e tetë më të mirave.
Ilicic ra në depresion të thellë pas situatës së tmerrshme që pa në Bergamo për shkak të COVID-19, dhe tash e njëzet ditë ai nuk është me skuadrën e Gasperinit dhe ka shkuar në vendlindjen e tij për t’u rehabilituar.
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur