E ardhmja e trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez, është zhytur në kaos të ri pasi tekniku spanjoll e ka zemëruar bordin me komentet e tij lidhur me situatën ekonomike të klubit.
Karriera e tij menaxheriale tek klubi ku fitoi statusin legjendar si lojtar nuk ka qenë asnjëherë diçka e thjeshtë, pasi Xavi paraprakisht u rikthye tek blaugranasit kur gjendja ekonomike ishte e rënduar.
Presidenti i klubit, Joan Laporta, dëshpërimisht i kërkoi Xavit që të anulonte vendimin e tij për t’u larguar nga Barcelona dhe eventualisht ia plotësoi këtë dëshirë në një kthesë të papritur.
Sidoqoftë, ata po e konsiderojnë mundësinë që t’i këpusin përfundimisht lidhjet pas fjalëve të trajnerit në konferencën për shtyp, lidhur me financat e Barcelonës dhe transferimet e mundshme gjatë afatit kalimtar veror.
“Tifozët duhet ta kuptojnë se situata është shumë e vështirë për të konkurruar ekonomikisht. Nuk ka të bëjë asgjë me atë që kemi bërë 25 vite më parë kur trajneri vinte dhe thoshte ‘E dua këtë, e dua këtë’. Nuk funksionon më kështu”, ka thënë Xavi.
Drejtorët e Barcelonës thuhet se janë të zemëruar pasi Xavi i adresoi publikisht problemet financiare të Barcelonës.
Presidenti Laporta ka mbetur i frustruar me lajmet e publikuara në media dhe tani po e konsideron mundësinë që ta shkëpusë kontratën e Xavit me efekt të menjëhershëm raporton RAC1./Telegrafi/
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...
Assesi t’i buzëqesh fati Brojës, pëson dëmton të rëndë...
Blerim Gjoci për zjarret në Kaliforni: Na erdhi urdhri për e...