Situata e Mesut Ozil tek Arsenal po i irriton të gjithë ata që e duan të mirën e Arsenal.
Ish mbrojtësi i Arsenal, Martin Keown ka lëshuar disa kritika për ish reprezentuesin gjerman, duke thënë se atij i mungon profesionalizmi.
Ozil ka startuar në vetëm një ndeshje gjatë vitit 2019, dhe për këtë, arsyeja thuhet të jetë një lëndim në shpinë dhe sëmundjet e shpeshta.
Por, këto arsye nuk janë aspak të sinqerta sipas ish mbrojtësit të ‘gunners’, Keown.
“Ai duhet të punojë që të kthehet në skuadër. Kjo është çfarë trajneri po kërkon nga ai” ka thënë Keown për “BT Sport”.
“Po bëhet e turpshme situata me Mesut Ozil. Gjithashtu pa Ramseyn në të ardhmen do të jetë shumë e vështirë” ka thënë ndër të tjerash ai.
Ozil po i mungon Arsenal edhe në ndeshjen që momentalisht po e luajnë kundër BATE Borisov.
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës