Ka përfunduar dita e shtatë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris, ku vendet në renditjen e medaljeve po ndryshojnë çdo moment.
Kosova dje garoi me Loriana Kukën e cila nuk arriti te medalja, ku në listën e përgjithshme vendi ynë mbetet në pozitën e 35-të, me një të argjendtë dhe një të bronztë, të fituara nga Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu.
Kosova ka edhe dy garues për tu paraqitur në Paris 2024, me Gresa Bakraqin në atletikë dhe Hana Beiqin në not.
Në vendin e parë mbetet Kina me 11 medalja të arta, shtatë të argjendta dhe gjashtë të bronzta, me gjithsej 24 medalje.
SHBA-të janë ngjitur në vendin e dytë, me nëntë medalje të arta, 15 të argjendta dhe 13 të bronzta, ku gjithsej kanë 37 sosh, më shumë se sa të gjithë.
Fraca është e treta, Australia e katërta dhe Japonia e pesta me nga tetë medalje të arta.
Britania në vendin e gjashtë dhe Republika e Koresë në vendin e shtatë kanë nga gjashtë medalje të arta.
Tio 10-shin e mbyllin vende si Italia, Kanada dhe Gjermania. /Telegrafi/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...