Ka përfunduar dita e katërt në Lojërat Olimpikë që po mbahen në Paris.
Nuk ishte një ditë e mirë për Kosovën, përkundër se kishim tre garues fantastik.
Nora Gjakova në xhudo dhe Donjeta Sadiku dhanë më të mirën nga vetja, por që nuk arritën të shkonin shumë larg.
Në anën tjetër, Akil Gjakova ishte shumë i pafat, pasi ishte në garë për medaljen e argjendtë së paku, por që u mposht.
Ai më pas garoi në repesazh për të bronztën, mirëpo aty u eliminua prej japonezit, Soichi Hashimoto.
Kështu, ekipi ynë që po merr pjesë në Lojërat Olimpike vazhdon të jetë me vetëm një medalje të argjendtë, të cilën e siguroi Distria Krasniqi më 28 korrik.
Por, kush po i prinë listës për më shumë medalje të fituara?
Japonia vazhdon të prijë edhe në ditën e katërt, pasi ka fituar gjashtë medalje të arta, dy të argjendta dhe katër të bronzta.
Pas tyre, me hapa të shpejtë është ngjitur Kina, që ka pesë të arta, tri të argjendta dhe dy të bronzta.
Por, ekipi që ka fituar më së shumti medalje në total janë Shtete e Bashkuara të Amerikës, me gjithsej 18 medalje: tri të arta, tetë të argjendta dhe shtatë të bronzta. /Telegrafi/
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...