Situata e Robert Lewandowski ka arritur në pikën që ylli polak donte ta shmangte, pasi sulmuesi i Bayern Munichut duhej të paraqitej në ambientet e klubit për t’iu bashkuar kampit stërvitor para-sezonal të Bavarezëve, pavarësisht faktit se ai ka përsëritur në shumë raste se synon të largohen nga kampionët e Bundesligës.
Lewandowski kaloi dje kontrollet mjekësore me Bayernin dhe ai është planifikuar të fillojë stërvitjet sot me fillim nga ora 10:00.
Bayern Munich dëshiron që ai të qëndrojë, por ata nuk do ta detyrojnë atë ta bëjë këtë dhe e kanë vendosur çmimin e tij në 50 milionë euro.
Synimi i Barcelonës është të shpenzojë më pak se kaq, por kampionët e Bundesligës nuk duken të gatshëm për të negociuar.
Sipas gazetës Marca, në çdo rast, Bayern Munich dëshiron të gjejë një zgjidhje para të shtunës, kur do të prezantohet skuadra.
Klubi nuk dëshiron fërkime mes Lewandowskit dhe tifozëve kur të fillojë sezoni dhe ata po kërkojnë të qartësojnë të ardhmen e tij këtë javë.
Negociatat pritet të intensifikohen në ditët në vijim, ndërkohë që edhe Xavi Hernandez kërkon që të gjendet një zgjidhje sa më shpejt.
Nga këndvështrimi i tij si trajner, ai dëshiron që sulmuesi t’i bashkohet ekipit sa më shpejt të jetë e mundur dhe madje të jetë në gjendje t’i bashkohet turneut para-sezonal të Barcelonës në Amerikë. /arbresh.info/
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...