Sir Jim Ratcliffe ka blerë 25 për qind të aksioneve të Manchester Unitedit.
Lajmi është konfirmuar vetë nga skuadra e Manchester United këtë pasdite, shkruan Arbresh.info.
Menjëherë pas marrjes së aksioneve ai ka folur rreth të ardhmes së ‘djajve të kuq’.
Sir Jim Ratcliffe ka thënë se ambicia e tyre është e qartë të shohin Unitedin në majat e futbollit anglez dhe botëror.
“Ambicia jonë e përbashkët është e qartë, ne të gjithë duam ta shohim Manchester Unitedin atje ku i takojmë, në majat e futbollit anglez, evropian dhe botëror”, ka thënë fillimisht ai.
Ai është shprehur i kënaqur që ka rënë dakord me bordin e Unitedit për arritjen e kësaj marrëveshje.
“Si një djalë vendas dhe një mbështetës i përjetshëm i Klubit, jam shumë i kënaqur që kemi qenë në gjendje të biem dakord për një marrëveshje me Bordin e Manchester United që na delegon përgjegjësinë menaxhuese të operacioneve të futbollit të Klubit”, u shpreh ai.
Tutje ka folur për investimet që do t’I bëjë menjëherë në infrastrukturën dhe përmirësimin e kushteve në klub.
“Ne do të sjellim njohuritë, ekspertizën dhe talentin global nga grupi më i gjerë INEOS Sport për të ndihmuar në përmirësimin e mëtejshëm në Klub, duke ofruar gjithashtu fonde që synojnë të mundësojnë investime të ardhshme në Old Trafford”, theksoi Ratcliffe.
Ndërsa për fund potencoi se do të jetë I përkushtuar të punoj me të gjithë në klub, vetëm për të ndihmuar shtyrjen përpara të Manchester United.
“Ne jemi këtu për një afat të gjatë dhe e kuptojmë se na presin shumë sfida dhe punë të palodhur, të cilave do t’i qasemi me rigorozitet, profesionalizëm dhe pasion. Ne jemi të përkushtuar të punojmë me të gjithë në Klub – bordin, stafin, lojtarët dhe tifozët – për të ndihmuar në shtyrjen e klubit përpara”, potencoi Sir Jim Ratcliffe.
Kujtojmë që Manchester po kalon në kriza të thella këtë sezon si në aspektin financiar ashtu edhe në atë të rezultateve./Arbresh.info/
Nga burgim i përjetshëm, Supremja ia ul në 35 vjet dënimin t...
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...