Sir Alex Ferguson është larguar nga spitali thuajse një muaj pas operacionit urgjent në tru.
Legjenda e Manchester United është tani duke u përkujdes për rikuperim të plotë nga personat e afërt të tij, transmeton portali arbresh.info. 76-vjeçari i ka thënë rrethit të tij të ngushtë se shpreson që të rikthehet në ulësen e tij në Old Trafford me fillimin e sezonit në muajin gusht.
“Të gjithë e dinë që Sir Alex është një fitues dhe kjo ishte një betejë që ai nuk do ta humbte asnjëherë”, i ka thënë një burim gazetës ‘The Sun’.
“Ai është rikthyer në këmbët e tij dhe i kënaqur që është larguar nga spitali, megjithëse ai nuk mund të jetë më mirënjohës ndaj stafit. Parashikimet janë jashtëzakonisht premtuese dhe është vetëm çështje kohe para se të rikthehet në ‘Teatrin e Ëndrrave'”
“Ndërkohë, ai mund të ngritet në këmbët e tij për të shijuar Kampionatin Botëror”
Fergie ishte në koma te spitali Salford Royal më 5 maj kur pësoi një gjakderdhje në tru./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...