Ish-trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është larguar nga kujdesi intensiv në Salford Royal Hospital ku ka qëndruar që prej të shtunës mbrëma pas gjakderdhjes në tru dhe mediat angleze raportojnë se ai po tregon shenja të përmirësimit.
Në një postim në Twitter nga klubi i Untiedit të mërkurën, klub të cilin skocezi e menaxhoi për 26 vjet, thuhet: “Sir Alex më nuk ka nevojë për kujdes intensiv dhe do të vazhdojë rehabilitimin e tij”.
“Familja e tij është e ngazëllyer nga niveli i mbështetjes dhe urimeve që ka marrë, por vazhdon të kërkojë privatësi pasi që kjo do të jetë vitale për fazën tjetër të rikuperimit”.
Ish-tekniku 76 vjeçar i Untiedit ishte dërguar në spital të shtunën në mëngjes pasi ishte kërkuar një ambulancë në shtëpinë e tij në Cheshire, ku prej aty ishte dërguar në spitalin e distriktit të Macclesfieldit para se të transferohej në Salford Royal.
Ferguson për herë të fundit ishte parë në Old Trafford për vizitën e Arsenalit, ku ja dorëzoi një trofe komemorativ trajnerit Arsene Ëenger i cili do të largohet nga klubi londinez.
Sir Alex Ferguson ka marrë përkrahje edhe nga tekniku aktual i Unitedit, Jose Mourinho, i cili i ka dëshiruar rikuperim të shpejtë dhe i ka dhënë shpresë tifozëve të Unitedit për shëndetin e skocezit.
Menaxheri legjendar i Unitedit është vet historia e klubit të Unitedit, ku madje ka edhe një shtatore të vendosur të tij jashtë stadiumit Old Trafford. /Telegrafi/
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen