Trajneri legjendar skocez, Sir Alex Ferguson, i ka mbijetuar hemoarragjisë në tru pas një operimi të sukseshëm.
Ish trajneri i Manchester United që disa dita është në spital, pasi pësoi gjakëderdhje në tru të shtunën e kaluar.
Skocezi 76 vjeçar, është në kujdes intensiv pas operacionit, por tani ai ka shfaqur shenja të këndëlljes, raporton Daily Mail, transmeton arbresh.info.
Fergie me Manchester United ka fituar 38 trofe për 26 vite sa ishte trajner i tyre.
Me të kuptuar lajmin për gjendjen e Fergusonit, e gjithë bota e futbollit ka shprehur mbështetjën e tyre dhe respektin që kanë për të.
Futbollistët aktual të United si dhe ata që dikur ishin pjesë e klubit, kanë mbetur të tronditur dhe që të gjithë kanë shfaqur dashurinë e tyre për Fergie, që e konsiderojnë si baba të dytë.
Kapiteni i Man Utd, Michael Carrick ishte i pari që kishte reaguar në Tëitter, për të vazhduar më pas Cristiano Ronaldo, Ëayne Rooney, Van der Saar, Van Nisterloy.
Po ashtu edhe rivalët më urryer të Fergusonit, i kanë uruar shërim të shpejtë, si Manchester City, Liverpool, Arsenal.
Trajneri francez, Arsene Wenger, në fjalimin e tij përshendëtës që e pati në “Emirates Stadium”, i uroi shërim të shpejtë dhe këndëllje sa më të shpejtë. /arbresh.info/
Shpresojmë që trajneri legjendar të shërohet sa më shpejtë… <3
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...