Xavi Hernández në një intervistë për televizionin e Manchester City foli për marrëdhëniet që ka ndërtuar me Pep Guardiolën, trajnerin aktual të Ciizens.
Ish-mesfushori i Barcelonës dhe i përfaqësueses së Spanjës thekson se Pep ka patur shumë ndikim tek ai.
“Ne flasim shpesh me njëri-tjetrin, kam një marrëdhënie të mirë me të. E vërteta është se unë e konsideroj trajnerin më të mirë të momentit në botë. Unë mirëpres çdo ndihmë nga ai, është privilegj nëse mund të përfitoj nga përvoja e tij.”
Trajneri aktual i Al-Sadd ka kujtuar edhe muajt e parë të Guardiola në stol në skuadrën e parë të Barça-s.
“Nuk pata asnjë dyshim kur Guardiola u emërua trajner i ekipit të parë të Barcelonës. Është e vërtetë që në vitin e parë pati vështirësi, sepse iu desh pak kohë për përshtatjen, por nuk kisha asnjë dyshim që Guardiola do të ishte i suksesshëm.”
Tani, si trajner, Xavi ndjek trashëgiminë që lanë figura si Pep, Rijkaard, Van Gaal dhe Cruyff.
“Ideja ime është që lojtari të kënaqet, duke pasuar topin. Dua ta kem topin sa më gjatë. Jam rritur në shkollat e Cruyffit, Guardiolës, Rijkardit dhe Van Gaalit. Nëse e zotëroni topin, do të thotë se kundërshtari nuk e ka. Skuadra ime duhet të luajë në bllok, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, dhe duke qenë dominues i lojës”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...