Superylli botëror, Lionel Messi, në një intervistë për mediat argjentinase, ka folur për favoritët e kampionatit botëror ‘Rusia 2018’, që do të zhvillohet në këtë verë.
Messi dhe bashkëatdhetarët e tij e synojnë triumfin në tokën ruse dhe jo vetëm këta, por shumë tifozë të futbollit dëshirojnë që fituesi i pesëfishtë i ‘Topit të Artë’, ta fitojë botërorin.
Titulli i Kupës së Botës, është i vetëmi që i mungon yllit të Barcelonës në karrierën e tij madhështore.
Ai në këtë intervistë ka folur për favoritët dhe shanset e Argjentinës në këtë kampionat botëror.
“Synimi jonë është të shkojmë në finale dhe ta fitojmë atë. E dimë shumë mirë që për ta arritur, duhet të luftojmë shumë në çdo ndeshje, njëkohësisht shpresojmë që këtë herë të fitojmë, ndryshe nga finalja e Brazilit. Personalisht mendoj se 3 kombëtaret favorite për ta fituar kompeticionin, janë Spanja, Brazili dhe Gjermania”, tha argjentinasi.
Përsa i përket të ardhmes, Messi dëshiron që të vazhdojë të jetë pjesë e futbollit edhe për shumë vite, ndërsa thotë se e mendon ende të largët, datën e tërheqjes nga ky sport.
“Jam i vetëdijshëm që një ditë do të më duhet të largohem nga ky sport, por deri sa të mbërrijë ky moment, dëshiroj të vazhdoj të luajë dhe të fitojë sa më shumë tituj të jetë e mundur”, u shpreh Messi. /arbresh.info/
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës