Sulmuesi Vedat Muriqi mund të kthehet të luajë sërish në Fenerbahce, sipas mediumit turk “Ajanssport”.
Drejtuesit e skuadrës turke besojnë se mund ta bindin Muriqin t’u bashkohet gjatë verës.
Mediumet në Turqi kanë bërë të ditur po ashtu se Fenerbahce tashmë po bën gati ofertën për Mallorcan dhe sulmuesin 29-vjeçar.
“Muriqi shihet si zëvendësim ideal për belgun Michy Batshuayi, të cilit kontrata me Fenerbahçen i skadon këtë verë”, shkruan sajti turk. Muriqi ishte te Fenerbahce në edicionin 2019/2020, përpara se të transferohej tek Lazio.
Ai ka luajtur edhe për klube si Rizespor, Gençlerbirligi, Giresunspori, Teuta, Besa (Kavajë) dhe Liria ku e nisi karrierën.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para