Me përfundimin e dy kompeticioneve kryesore të këtij viti në futboll Euro 2024 dhe Copa America kanë ndryshuar edhe renditja për fituesin e Topit të Artë.
Spanja ‘sundoi’ Evropën kurse Argjentina mbrojti titullin e Copa Americas të fituar në vitin 2021, shkruan Arbresh.info.
Rodri u shpall lojtari më i mirë i Kampionatit Evropian “Gjermania 2024”.
Falë paraqitjeve të jashtëzakonshme, si dhe edicionit fantastik që kaloi te Manchester City – duke e fituar Premierligën, Rodri tani po vlerësohet si favoriti për Topin e Artë, së paku kështu raporton “Goal”.
Ai tani më është ngritur në vendin e parë dhe shihet favorit për të fituar Topin e Artë duke lënë pas tre yjet e Real Madridit, Vinicius Jr dhe Jude Bellingham dhe Dani Carvajal.
Ndërsa top pesshen sipas Goal e mbyll Lautaro Martinez i cili ishte më meritori në mbrojtjen e titullit të Argjentinës në Copa Ameirca.
I gjashti në listë është Toni Kroos, i ndejkur nga Mbappe, Harry Kane e Phil Foden, ndërsa top 10-shen e mbyll fenomeni i Euro 2024 me Spanjën, Nico Ëilliams./Arbresh.info/
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...