Gianluigi Buffon beson se Argjentina është favorite për ta fituar Kupën e Botës këtë verë në Rusi, bashkë me Brazilin, Gjermaninë dhe Spanjën.
Portieri italian legjendar, Gianluigi Buffon, ka deklaruar se kombëtarja e Argjentinës është favorite për ta fituar Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Buffon po ashtu ka thënë se edhe Brazili, Gjermani dhe Spanja janë favorite për ta fituar titullin e kampionatit botëror.
Ai ka folur edhe për kombëtaren e Italisë, për të cilën ka thënë se është në rindërtim.
“Duhet t’ia heqim kapelën Argjentinës, pasi mbrëmë ata bënë një performancë të shkëlqyer”, ka thënë Bufon pas ndeshjes.
“Argjentina ka potencial të jashtëzakonshëm, me lojtarë të mëdhenj në sulm dhe me disa mbrojtës shumë të fortë, po ashtu. Ata janë ndër favoritët për ta fituar këtë trofe në verë, bashkë me Brazilin, Gjermaninë dhe Spanjën”, shtoi ai.
Janjiq: Luhatjet politike rreth njohjes së Kosovës të panevo...
Maqedonci: Armatosja e Serbisë, rrezik për stabilitetin në B...
“Më pëlqen Cristiano, por idhulli im është Messi”, sensacion...
Trump: Vdekja e Sinwar lehtëson perspektivat e paqes në Gaza
Bislimi: Progresi i integrimit evropian të Kosovës, nuk ka q...
Theren me thikë dy të mitur në Fier, në pranga bien dy perso...