Sindrit Guri po kalon një formë të shkëlqyer te skuadra e Kukësit dhe kjo ka bërë që ofertat në drejtim të tij të mos mungojnë.
Shumë klube europiane e kanë ndjekur dhe kanë kërkuar të blejnë kartonin, por presidenti Gjici ka kërkuar plot 1 milion euro për 24-vjeçarin.
Avantazh në gjithë këtë transferim është pasaporta italiane që Guri ka në përdorim, e cila i jep të drejtën të luajë si vendës në Europë, pra të mos zërë vendin e ekstrakomunitarit në fushë. Por, pavarësisht zërave të shumtë të ditëve të fundit që e çojnë autorin e 16-të golave në klube të ndryshme, për “Panorama Sport” futbollisti tregon të ardhmen. “Është e vërtetë që ka shumë oferta për mua nga disa klube europiane dhe jashtë saj.
Por dëshira ime dhe destinacioni im përfundimtar do të jetë kampionati belg, ku disa klube kanë shprehur interes, e dy prej tyre kanë bërë oferta konkrete. Por, për momentin nuk mund të them emra. Më pëlqen ai shtet dhe ai kampionat, ndaj besoj se mund të përshtatem shpejt dhe të jap më të mirën time”, ka përfunduar sulmuesi shkodran i Kukësit.
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?