Mbrojtësi i AC Milan, Simon Kjaer ka thënë se po sheh formën më të mirë të karrierës së tij në skuadrën italiane.
Danezi aktualisht është duke u rikuperuar nga një lëndim në gju.
“AC Milan është klubi ku jam ndjerë më rehat. Vendi ku roli im brenda dhe jashtë fushës më përshtatet më shumë. Po bëjmë mirë dhe kam shumë besim nga trajneri, shumë mbështetje nga tifozët. Gjithçka shkon lart në një entitet më të lartë”, tha ai për “TV2”.
“Familja lulëzon, Milani është një qytet fantastic dhe që në vitet e para të karrierës sime, kam ëndërruar të luaj për këtë klub. Tashmë në Palermo, i thash agjentit tim se një ditë do të lauj për AC Milan”, shtoi mbrojtësi danez.
“Rash në vendin e duhur me kalimin në Milan dy vjet më parë. Ata më morën për një rol drejtues në një ekip të ri. Ne e kemi kthyer klubin në krye dhe gjithashtu në Ligën e Kampionëve. Dhe personalisht, ndoshta që nga dita e parë kam luajtur futbollin tim më të mirë në karrierën time”, përfundoi ai./Arbresh.info
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar