Inter dhe Atletico Madrid këtë javë do të përballen në kuadër të 1/8 së finalen në Ligën e Kampionëve, ku pritet të jetë një ndeshje e zjarrtë.
Do të jetë një ndeshje fantastike pasi bëhet fjalë për dy skuadra të forta që janë pretendentë edhe për të shkuar shumë më lartë.
Diego Simeone do të rikthehet në Giuseppe Meazza, por kësaj radhe si trajner dhe si kundërshtar i Interit, klub me të cilin ka luajtur argjentinasi.
Tekniku argjentinas foli me superlativa për zikaltrit, duke evidentuar ecurinë fantastike të tyre këtë sezon, teksa nuk ngurroi të lavdërojë edhe dy prej futbollistëve të Simone Inzgahit.
“Interi është skuadra më në formë e momentit në Evropë dhe jo më kot ka fituar Superkupën e kryeson me meritë renditjen në Serinë A”.
“Luajnë përmendësh me njëri-tjetrin dhe kjo falë punës së shkëlqyer që ka bërë Simone Inzaghi. Pastaj kanë dy mbrojtës krahu si Pavard e Bastoni, që përveç fazës mbrojtëse, marrin pjesë edhe më sulm, pasi kanë cilësi të mëdha teknike”, u shpreh Simeone.
Inter dhe Atletico Madrid përballen të martën mbrëma me fillim nga ora 21:00 në Giuseppe Meazza në ndeshjen e parë të 1/8 së finales./Telegrafi/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës