Trajneri i Atletico Madrid-it, Diego Simeone ka thënë se vetëm fitorja ka rëndësi ndaj RB Leizpig.
Sonte (e enjte), “Los Rijoblancos” përballet me Leipzig-un në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Simeone, i cili ka humbur dy herë finalen e Ligës së kampionëve, në vitin 2014 dhe 2016 ndaj Real Madrid-it synon ta fitojë trofeun me prestigjiozë në botë.
Tekniku argjentinas ka thënë se do përballen me rival të fortë, i cili ka trajner të fortë.
“Ndeshja do jetë ndaj një rivali të fortë me trajner fantastik. Ata ndryshojnë pozicionin shumë dhe sulmojnë shumë”.
“Statistikat tregojnë çfarë janë ata. Për këtë kam shumë respekt. Duhet të kuptosh se fitorja nuk është më e rëndësishmja, por e vetmja gjë”, deklaroi ai.
Fituesi i takimit përballet me PSG-në në gjysmëfinale./arbresh.info.
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...