Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone beson se Cristiano Ronaldo është më shumë në gjendje për të nxjerrë më të mirën nga “lojtarët normal” sesa Lionel Messi.
Pas disfatës 3 me 0 të Argjentinës ndaj Kroacisë këtë verë në Kampionatin Botëror, trajneri që fitoi dy herë titullin në Evropa Ligë ka thënë se do të preferonte Ronaldon te ‘Albiceleste’, transmeton portali arbresh.info.
“Nëse do zgjedhja mes Messit dhe Ronaldos atëherë ka gjasa më të mëdha që do zgjedhja Messin”, u ka thënë ai gazetarëve. “Po, unë thashë [Ronaldo] në video, por biseda ishte mes meje dhe [asistentit të Atleticos] German Burgos, derisa ishim duke folur për futboll si të gjithë”
“Kur flisja për Messin dhe Ronaldon, kjo ishte nga një perspektiv se kush është më i miri në botë”
“Mendoja të thoja se nëse do të kisha shansin për të nënshkruar me njërin prej tyre për një klub normal, me lojtar normal, Ronaldo do të ishte ndoshta më i përshtatshëm”
“Por me Messin, i rrethuar me lojtarë të mrekullueshëm, Messi është më i mirë se Ronaldo”
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...