Shpresat e Interit për të siguruar trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeonen, për sezonin e ardhshëm kanë marrë një tjetër “goditje”, pasi ai thuhet se është afër transferimit te Paris Saint Germain.
Pas disfatës 3 me 0 të Atleticos në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit dhe problemeve në La Liga, Simeone duket se do të largohet përfundimisht nga klubi në fund të këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.
“Nerazzurrët” kanë qenë duke kërkuar që një kohë të gjatë për një zëvendësues të Stefano Piolit dhe ish lojtari i tyre, Diego Simeone, është shfaqur në listën e shënjestrave.
Megjithatë, media të ndryshme italiane pretendojnë se Simeone ka nisur negociatat me Paris Saint Germainin, që do të punësoj gjithashtu Bertan si një drejtor të ri sportiv në vend të Patrick Kluivertit.
Antonio Conte mbetet një tjetër kandidatë kryesor, por italiani dëshiron të shoh Chelsean në Ligë të Kampionëve pas debutimit të tij në Premierë Ligë këtë edicion./arbresh.info
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja