Atletico Madrid vuri zemrën në fushë. luftoi, sakrifikoi, shfrytëzoi në maksimum rastet e krijuara, e kërkoi fitoren më shumë se Reali dhe në fund ia doli të fitoren derbin 3-1. Duke u dhuruar tifozëve një mbrëmje me emocione të bukura dhe të paharrueshme.
Trajneri i “Colchoneros”, Diego Simeone tregoi pas ndeshjes çelësin e suksesit në këtë sfidë, teksa nuk harroi pa falënderuar dhe lojtarët e tij për atë çka dhanë në fushën e lojës kundër skuadrës së Ancelottit.
“Kemi zhvilluar një lojë shumë të mirë, në pjesën e parë ishim të fortë, mund të shënonim sërish nga krahët. Sepse Reali i Madridit po vuante. Ne u stërvitëm për këtë mënyrë loje, luajtëm në mënyrën më të mire dhe shënuam dy gola.
Gjëja më madhështore ishte shpirti i skuadrës. Në Valencia thashë që nuk isha i shqetësuar, sepse mund të ndodhte pas ndeshjeve të Kombëtareve një paraqitje jo e mirë. Kundër Realit luajtëm ndeshjen që tifozët duan të shohin”.
Atletico nuk ka treguar stabilitet në këtë sezon të ri, teksa nuk ka mundur që të bëjë dy fitore radhazi në të gjitha kompeticionet. Pas 6 javësh skuadra e Simeones ndodhet në vendin e pestë me 10 pikë.
Gjithsesi, triumfi fantastik në derbin e kryeqytetit pritet të sjellë “shpërthimin” e skuadra së drejtuar nga tekniku argjentinas, i cili qëndron në pankinë prej dhjetorit të vitit 2011./ss
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...