Simeone konfirmon se dëshiron t’i bashkohet gjigantit italian

12:07 | 11 Shtator 2018
Arbresh Info

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka konfirmuar dëshirën e tij për të marrë drejtimin e Interit një ditë.

“Unë gjithmonë e kam thënë këtë dhe mendoj se është një opsion”, ka zbuluar argjentinasi për ‘Cadena Cope’, transmeton portali arbresh.info.

“Do të ndodhë një ditë madje edhe pse tani jam i lumtur në Madrid dhe mendoj se jam duke shkuar mirë. Jam duke jetuar një moment të jashtëzakonshëm në karrierën time”, ka thënë Simeone.

Motra e Simeones, Natalia në të kaluarën ka pretenduar se marrja e detyrës së vëllait të tij te Interi është vetëm “një çështje kohe”.

Kontrata e Simeones në Atletico Madrid skadon në vitin 2020, ndërsa Luciano Spalletti ka kontratë me “Nerazzurrët” deri në vitin 2021./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme