Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka kërkuar falje për gjestin e bërë gjatë festimit të epërsisë së skuadrës së tij kundër Juves në mesjavë.
Atletico siguroi fitore në takimin e parë me “Zonjën e Vjetër” në kuadër të xhiros së 1/8-ës në UFEA Ligë të Kampionëve duke fituar me rezultat 2 me 0 në kryeqytetin spanjoll, transmeton portali arbresh.info.
Simeone festoi golin e epërsisë duke kapur testikujt, gjë për të cilën pas ndeshjes shpjegoi se e bëri për të treguar se skuadra e tij ka “testikuj” për të fituar një ndeshje kaq të vështirë.
Por, reagimet kanë qenë të shumta pas gjestit të tij dhe tani trajneri i Atleticos ka kërkuar falje.
“I kërkoj falje njerëzve që janë ofenduar nga gjesti im ditë më parë dhe Juventusit”, ka thënë Simeone në një konferencë për shtyp.
“Ishte një mënyrë e keqe për të shprehur atë që kam ndier për performancën e lojtarëve të mi. Shpresoj që mund ta mbyllim këtë çështje tani”
Takimi kthyes mes dy skuadrave zhvillohet në Torino më 12 mars./arbresh.info/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation