Google ADS

Simeone ia shuan shpresat Interit

17:13 | 12 Maj 2017
Arbresh.info

Diego Simeone ka konfirmuar se do të jetë trajner i skuadrës madrilene të Atelticos edhe në sezonën e ardhshme.

Italianët e Interit thuhet se i kanë ofruar argjentinasit një pagë vjetore prej 15 milionë, por kjo nuk i ka lënë përshtypje Simeones.

El Cholo ishte i pranishëm në një konferencë për shtyp për Audi Cup, ku Atletico do të jetë sëbashku me Bayern Munichun dhe Liverpoolin do të luajnë në një turne veror, transmeton Telegrafi.

“Fakti që unë jam këtu duke folur për turneun veror është një sinjal i qartë se do të qëndrojë te Atletico”, tha trajneri para gazetarëve që ishin të pranishëm.

“Do t’ju shoh në turneu e korrikut të Audi Cup. Jemi të lumtur që do të garojmë në këtë turne kundër ekipeve si Liverpooli dhe Bayerni me të cilët mund të ndesheni vitin e ardhshëm edhe në Ligën e Kampionëve”, tha ndër të tjerash Simeone.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme