Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka hedhur poshtë spekulimet për kalim te Chelsea.
E ardhmja e Maurizio Sarrit me “Blutë” është në dyshime dhe argjentinasi është përfolur shumë për të marrë detyrën në Londër, transmeton portali arbresh.info.
“Më pëlqen puna ime, ndihem shumë i identifikuar dhe i vendosur në klubin”, ka thënë fillimisht Simeone pas disfatës 2 me 1 të miqësores ndaj Beitar Jerusalemit.
“E di se vit pas viti do të jetë gjithmonë e më e vështirë dhe kjo na bënë të shohim vetën tonë dhe të gjenerojmë entuziazëm”
“Sezoni i ardhshëm do të jetë me lojtarë që arrijnë me plotë entuziazëm dhe shpresoj të adaptohen ndaj përgjegjësisë të të qenurit në Atletico Madrid”, përfundoi Simeone./arbresh.info/
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...