Diego Simeone ka folur për herë të parë pas publikimit të lajmit se Antoine Griezmann do të largohet nga Atletico Madrid në fund të sezonit.
Është Antoine Grizemann që i ka kërkuar Atletico Madridit që të lejohet largimi i tij, me Barcelonën që vazhdon të interesohet për shërbimet e francezit.
“I jam shumë mirënjohës si lojtar, lojtar që ne e kemi pasur për pesë vite”, ka deklaruar Simeone, përcjell ‘lajmi.net’, teksa ka filluar të flas për Griezmann.
“Kam vetëm fjalë të mira për Griezmann për atë që na ka dhënë. Kam një vlerësim të madh edhe për familjen e tij”.
“Është një nga golashënuesit më të mirë në histori të Atleticos, ka pasur këtu pesë vjet të mrekullueshme. I jam mirënjohës sepse ai na ka dhënë gjithçka, dhe nuk e gjykoj për asgjë”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...