Google ADS

Simeone: Do jetë ndeshje e rëndësishme, do përballemi me skuadrën më të mirë në botë

15:24 | 19 Tetor 2020
Arbresh Info

Trajneri i Atletico Madrid-it, Diego Simeone e ka cilësuar mjaftë të rëndësishme përballjen ndaj Bayern Munich-ut.

Dy skuadrat janë në të njëjtin grup në Ligën e Kampionëve, kurse të mërkurën do përballen me njëra tjetrën, transmeton portali arbresh.info.

Tekniku argjentinas para ndeshjes theksoi se do jetë e rëndësishme sepse do përballen me skuadrën më të mirë në botë.

“Do përballemi me skuadrën më të mirë në botë. Mendoj se do jetë ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe do provojmë të gjejmë zgjidhje për gabimet e bëra ndaj Celta-s”, deklaroi ai.

Kujtojmë, se përballja e parë zhvillohet në “Allianz Arena” dhe nis në ora 21:00./arbresh.info.

Të ngjashme