Sime Vrsaljko i Atletico Madridit është shënjestër kryesore e Interit për pozitën në krahun e majtë.
“Nerazzurrët” kishin Joao Cancelon në huazim nga Valencia sezonin e kaluar, por ata nuk mund të përballonin klauzolën e tij të blerjes dhe lojtari i është bashkuar Juventusit, transmeton portali arbresh.info.
Ata janë përfolur për transferimin e yjeve si Aleix Vidal, Davide Zappacosta dhe Alessandro Florenzi, por sot (e martë) ‘Corriere dello Sport’ raporton që përzgjedhja e tyre e parë është Vrsaljko.
Drejtori sportiv, Piero Ausilio është në kontakt me agjentin e tij, Beppe Riso, në përpjekje për të mësuar nëse ekziston një mënyrë për të realizuar transferimin.
Mendohet që Atletico do të kërkonte rreth 25 milionë euro për reprezentuesin kroat, shifër që është shumë më e madhe nga ajo që Interi mund të ofrojë.
“Nerazurrët” e konsiderojnë atë se vlen rreth 10 milionë euro dhe janë duke menduar huazimin e tij fillimisht me opsionin për blerje në marrëveshje./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...