Sulmuesi i huazuar nga Milani, Andre Silva, është duke e shijuar periudhën e tij në Eintracht Frankfurt dhe duket se tani e dëshiron qëndrimin në Bundesligë përmes arritjes së një transferimi permanent.
Andre Silva ishte pjesë e marrëveshjes mes Milanit dhe Eintracht Frankfurtit për ta sjellë Ante Rebicin në San Siro gjatë verës së kaluar. Kjo marrëveshje për shkëmbim bëri që Silva t’i bashkohet klubit gjerman si huazim për dy sezone, transmeton Gazeta Express.
24-vjeçari portugez, i cili paraprakisht ishte huazuar te klubi spanjoll Sevilla, i ka shënuar tetë gola në 23 ndeshjet e tij të zhvilluara gjatë këtij sezoni, para se ai të pezullohej shkaku i virusit Covid-19.
“Unë kam qenë në formë të shkëlqyeshme gjatë kohës së fundit, por në një kohë si kjo, kur të gjithë janë duke e luftuar pandeminë, unë s’mund të mendoj për këtë. E gjitha që ka rëndësi është shëndeti i njerëzve”, ka thënë Silva, në një intervistë të dhënë për Bild.
“Ata më trajtojnë mua shumë mirë këtu. Më pëlqen qyteti, tifozët dhe Bundesliga. Kështu që kam shumë arsye që po më shtyjnë të qëndroj këtu”.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...