David Silva si duket nuk e ka ndërmend të largohet nga Manchester City. Mesfushori spanjoll ka kontratë me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2019 dhe kërkon ta vazhdoj atë.
Silva është në bisedime të avancuara me klubin anglez për një kontratë të re pasi nuk dëshiron largimin nga ‘Etihad Stadium’. Në një prononcim të shkurtër për mediat angleze, ai ka thënë se dëshiron të mbetet te Manchester City edhe për 10 vite.
“Unë jam në bisedime të avancuara me klubin për vazhdimin e kontratës”, ka deklaruar Silva.
“Jam i lumtur në Manchester dhe dëshiroj të qëndrojë këtu edhe 10 vite”, është shprehur Silva.
31-vjeçari është edhe kapiten i Manchester Cityt në mungesë të Vincent Kompanys.
Ai iu bashkua Cityt në verën e vitit 2010 nga Valencia për një shumë rreth 30 milionë euro.
Në 14 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion, Silva ka shënuar një gol dhe ka dhuruar tetë asistime.
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...
Temperaturat e ulëta: Disa këshilla për lëkurë të shëndetshm...
Kjo substancë për drejtimin e flokëve shkakton kancer, sipas...
Keni akne? Me siguri bëni çdo ditë (padashje) këto pesë gabi...
Presidenca: Vendimet për certifikimin e partive të jenë vend...
Statovci dhe Maqedonci vizitojnë një familje prishtinase