Silva i penduar me largimin nga AC Milani

19:16 | 6 Nëntor 2018
Arbresh Info

Sulmuesi i AC Milanit, Andre Silva insiston se ai më para do të luante në Serie A pavarësisht se ka shënuar shtatë gola brenda 14 paraqitjeve brenda të gjitha kompeticioneve këtë sezon për Sevillan.

23-vjeçari është dërguar në formë huazimi te skuadra spanjolle për një vit gjatë merkatos së fundi pas një sezoni të pasuksesshëm në futbollin italian, transmeton portali arbresh.info.

“Jam duke punuar për tu bërë sulmuesi më i mirë në botë”, ka thënë Andre Silva për gazetën portugeze ‘A Bola’.

“Nuk kam dashur të largohem nga AC Milani, doja të luaja. Doja të kem mundësi dhe të jem Andreja që kam qenë gjithmonë”

“Por, sigurisht kam pasur nevojë për më shumë kohë në fushë. Kam pasur shumë opsione, por në fund unë i thash po Sevillas. Tani, jam këtu dhe ndihem se kam bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme”

Silva ka zbuluar gjithashtu se si puna me Cristiano Ronaldon në nivelin ndërkombëtar i ka ndihmuar atij të përmirësohet në përgjithësi në lojë.

“Të stërvitesh dhe të luash me të është ndryshe. Unë mund të them se ai është dikush që transmeton edhe më shumë motivim te bashkëlojtarët e tij, ai më bënë që të kërkojë gjithmonë më shumë”, vazhdoi ai.

“Që kur jam stërvitur dhe kam luajtur me të, e kam ndier se ka pasur këtu më shumë hapësirë për tu përmirësuar”

Ish lojtari i Portos do të rikthehet në aksion me Sevillas në Evropa Ligë të enjten kundër Alhisarit në Turqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme