Barazimi pa gola me Arsenalin mund të konsiderohet si një hap negative në qëllimin e Manchestre Cityt për të rifituar titullin e Premier League.
Duke folur për mediet, pas këtij takimi Bernardo Silva u shpreh se tashmë fati i tyre varet nga Liverpool dhe Arsenal, me dy klubet në fjalë që renditen respektivisht në vend të parë dhe të dytë.
“Ishte një ndeshje e vështirë sepse luajtëm kundër një ekipi të madh. Arsenal-i është shumë mirë i organizuar, shumë konkurrues dhe luan me një ritëm të lartë dhe mendoj se ndeshja mund të kishte shkuar në çdo mënyrë, kjo është ajo që ne e ndjemë nga fusha. Nuk është kurrë e lehtë të luash kundër skuadrave që mbrohen kaq shumë dhe nuk ishte e lehtë të krijonim raste për t’u dhënë sulmuesve tanë mundësinë për të shënuar. Shumë gjëra mund të ndodhin tani dhe fati ynë nuk varet nga ne më. Ne varemi nga Liverpooli dhe Arsenali tani, kështu që ne kemi nevojë që ata të lënë pike dhe njëkohësisht që ne t’i fitojmë ndeshjet tona”-u shpreh mesfushori i Manchester Cityt./ss
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë