Sigurisht se Zidane po ‘tallet’ me Tottenhamin

11:47 | 2 Nëntor 2017
Arbresh.info

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se Tottenhami është njëri prej ekipeve që ka potencial për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë edicion. 

Real Madridi të mërkurën në mbrëmje pësoi humbje nga Tottenhami (3-1). “Çdo ekip mund ta fitojë Ligën e Kampionëve, dhe Tottenhami është njëri prej tyre. Luajtëm ndaj një ekipi më të mirë, ishin më të mirë se ne dhe duhet ta pranojmë. Nuk luajtëm keq, krijuam raste të nivelit, por kohëve të fundit s’po arrijmë të shënojmë”, ka thënë Zidane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme