Casemiro nuk arriti ta fsheh zhgënjimin e tij pas disfatës së Real Madridit në finalen e UEFA Superkupës ndaj Atleticos në Tallin duke theksuar mungesën e Cristiano Ronaldos.
Mesfushori brazilian ishte në fushë për 76 minuta para se të zëvendësohet si pasojë e lëndimit, transmeton portali arbresh.info.
“Ne jemi të lënduar pasi humbëm një titull, por ky është vetëm fillimi. Ne kemi plotë besim në trajnerin tonë”, ka thënë ai. “Krijimi i justifikimeve nuk është në profil të Real Madridit. Këtu, ne humbim së bashku dhe fitojmë së bashku”
Ylli i Madridit ka thënë edhe disa fjalë për ish bashkëlojtarin e tij, Cristiano Ronaldon.
“Sigurisht na mungoi Cristiano, por kjo i përket të kaluarës. Ne nuk mund ta fshehim faktin, çdo skuadre në botë do t’i mungonte ai”
“Ne nuk bëhemi një skuadër më të mirë apo më të keqe për shkak të një rezultati, çështja e transferimeve është për ata që janë më lartë se unë”, shtoi Casemiro.
Ndërkohë, Alvaro Arbeloa e ka vlerësuar lëndimin e Casemiros si një faktor kyç, pasi braziliani u largua nga fusha i lënduar kur ‘Los Blancos’ ishin duke fituar 2 me 1./arbresh.info/
https://twitter.com/aarbeloa17/status/1029850574618087424
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi